Të hënën seancë e jashtëzakonshme për aprovim të ligjit për ndarjet buxhetore

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se këtë të hënë do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për aprovimin e ligjit për ndarjet buxhetore.

Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se kjo erdhi pas parashtrimit të kërkesës së nënshkruar nga më shumë se 40 deputetë, dhe se në rend dite pritet të jetë edhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në procedurë, e që më pas të shkohet në zgjedhje!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme