Të mërkurën mblidhet Kuvendi, VV-ja vazhdon të jetë kundër Trustit

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 12:38 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën të vazhdojë seanca e mbetur në gjysmë me pikat e rendit të ditës, e cila u ndërpre të shkak i protestave të veteranëve, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për medie.

“U dakuorduam që në ditët e javën në vijim të mbahen tre seanca. Ditën e mërkurë të vazhdoj seanca e mbetur në gjysmë me të gjitha pikat e rendit të ditës. Ndërsa sipas votimit javë më parë për ndarjen buxhetore, seanca e 23 qershor do të ketë shqyrtimin për ndarjen buxhetore”, tha ajo.

Ndërsa ka thënë se sa i përket mundësisë së tërheqjes së Trustit Pensiona, Kusari-Lila ka thënë se vazhdojnë të kenë qëndrim të njëjtë

“Qëndrimi është njëjtë pasi qëndrimi është i bazuar në fakte dhe argumente”, tha ajo.

Kusari-Lila ka folur edhe për zbatimin e marrëveshjes që përfshin furnizimin me energji për katër komunat në veri të Kosovës. Për këtë çështje ka një marrëveshje të viteve më parë, por tash në Bruksel, dy shtete pritet të pajtohen për zbatim të saj.

Të ngjashme