Të mërkurën mund të rrëzohet Qeveria

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 14:46 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca e Kuvendit, ku në rend dite do të jetë mocioni me 42 nënshkrime i deputetëve për rrëzimin e Qeverisë.

Lajmin e bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Seanca për mocionin mbahet të mërkurë në orë dhjetë”, tha Bajrami.

PDK-ja Janë 42 deputetë që kanë dhënë nënshkrimet e tyre për thirrjen e seancës për mosbesim ndaj Qeverisë. E për t’u shkarkuar Qeveria, nevojiten mbi 61 vota.

Ditëve të fundit është spekuluar mundësia e prishjes së koalicionit PDK-LDK.

Mocionin e opozitës e kanë nënshkruar dhe disa deputetë të PDK-së. Kurse, rreth 16 deputetë të LDK-së nuk po e përkrahin ratifikimin e demarkacionit, bllokimi i të cilit mund të bëhet shkas për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.

Të ngjashme