Të mërkurën seancë për largimin nga EQAR, të enjten për dhunën në familje

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 14:09 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, ka njoftuar se gjatë kësja jave do të mbahen dy seanca, raporton Ekonomia Online.

Konform kërkesës së deputetëve Avdullah Hoti dhe Arbërie Nagavci, të mbështetur edhe nga 38 deputetë të tjerë nënshkrues, Kryesia vendosi që seanca e jashtëzakonshme, në të cilën pritet të debatohet lidhur me “Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të cilësisë për Arsimin e lartë për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga ky organizëm, të datës 27 shkurt 2018”, të mbahet të mërkurën, më 7 mars, në orën 11.

Një ditë më vonë, më 8 mars, në orën 10, me kërkesë të deputetes Albulena Haxhiu, mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e mbështetur edhe nga tetë deputetë nënshkrues, Kuvendi do të mblidhet sërish në seancë, për të debatuar lidhur me dhunën në familje dhe adresimin institucional.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se debati për këto dy çështje është i rëndësishëm, raporton Ekonomia Online.

“Në këtë mbledhje diskutuam tri çështje, ka të bëjë më kërkesën për debat parlamentar lidhur me vendimin e përjashtimin të agjencisë akreditim EQAR, kërkesë e bërë nga LVV dhe LDK, kemi kërkuar seancë të jashtëzakonshme, u dakorduam që ky debat të mbahet të mërkurën në ora 11”

“… të enjten në orën 10:00 të ketë seancë më kërkesë të LVV me dhunën në familje më 8 mars në ditën ndërkombëtare. U diskutua për punën e rregullores së kuvendit, kjo rregullore nuk po ec tutje po pengohet nga dikush brenda kryesisë, e njëjta nuk është e mira e mundshme adreson çështjet që përballemi në vazhdimësi”.

Agjencia e Akreditimit të Kosovës është përjashtuar Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë ta përjashtojë këtë agjenci.

Në arsyetimin e Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, vlerësohet lartë puna e anëtarëve të bordit të kaluar, duke pezulluar mbi 100 programe të akreditimit në kolegjet publike dhe private. Gjithashtu, aty thuhet se puna e tyre nuk u kishte pëlqyer qeverisë dhe kishte shkarkuar ata pa ndonjë arsyetim konkret, duke emëruar anëtarë të tjerë, kryesisht aktivistë partiakë.

 

Të ngjashme