Të mos prodhojmë përçarje

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 08:31 | Nga

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti është shprehur kritik ndaj debatit pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd.

Në një intervistë dhënë “Epokës së re”, ai i ka ftuar analistët dhe politikanët nga Shqipëria dhe Kosova që të kenë kujdes me fjalën e tyre publike dhe të mos prodhojnë përçarje në mes të shqiptarëve.

Sipas tij, zhurma mediatike e krijuar tregon edhe për stereotipat krahinore, fetare e dialektore që i kanë krijuar shqiptarët për njëri-tjetrin.

 Mehmeti ka vlerësuar paraqiten e Edi Ramës në Serbi, duke thënë se burrështetasit shqiptarë duhet të nxiten të mendojnë dhe të veprojnë ‘shqip’ dhe sa herë që u jepet rasti, të kontribuojnë në të mirën e gjithë shqiptarisë.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme