Të pakënaqurit e VV-së zyrtarisht procedojnë kërkesën për grup të ri parlamentar

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 16:26 | Nga

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se administrata ka pranuar sot kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetë, për krijimin e grupit të ri parlamentar, me emër Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP).

Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

Kryetar i grupit, sipas kërkesës, do të jetë deputeti Dardan Sejdiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme