Të premten janë rinumëruar 138 vendvotime, mbesin edhe 167

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i  tha Ekonomia Online se gjatë së premtes janë rinumëruar edhe 138 vendvotime të tjera.

Ai ka sqaruar se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është 1240 vendvotime apo 88.13%.

Elezi bëri të ditur se kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 167 vendvotime të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme