Të premten Kuvendi shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Të premten në Kuvendin e Kosovës, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Seanca e jashtëzakonshme është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Dje është dakorduar Qeveria me PDK-në për t’i futur në Projektligj katër amandamentet e propozuara nga PDK-ja.

Të ngjashme