Të premten seancë e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka njoftuar se seanca për të kaluar në lexim të dytë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të mbahet të premten nga ora 11:00.

Gashi ka publikuar edhe kërkesën ku i është bërë thirrja deputetëve që të jenë prezent në këtë seancë.

Për të kaluar ky ligj nevojiten së paku 61 vota.

Njoftimi i plotë:

Në emër të deputetëve nënshkrues, dorëzova kërkesën për seancë të Jashtëzakonshme, për të kaluar në lexim të dytë, Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.Seanca do të mbahet ditën e premte në ora 11:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme