Të rinjtë e AAK-së me aksion para Ministrisë, kërkojnë të plotësohen kërkesat e SBAShK-ut

Prishtinë | 28 Sht 2022 | 10:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca e të Rinjve të Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të kërkesave të mësimdhënësve, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë vendosur para Ministrisë një pankartë me abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri që filloj të përdoret nga ky vit shkollor.

Amire Ajeti nga kjo parti tha që janë duke u solidarizuar më fëmijët e mësimdhënësit dhe po ashtu kërkoj që të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve.

“ARK-ja me këtë aksion të sotshëm po solidarizohem me prindërit, fëmijët dhe gjithashtu me kërkesat e mësimdhënësve të cilat janë minimale, po shpresojmë që qeveria ka me reflektuar dhe ka me filluar vitin shkollorë”, tha Ajeti.

Visar Dili i bëri thirrje ministres së Arsimit Arbërie Nagavci që të reflektoj në mënyrë që të fillojë mësimi, duke kërkuar madje edhe dorëheqjen nga posti i ministres.

“I bëjmë ftesën ministres që të reflektoj ose ta liroj rrugën që të jep dorëheqje, pasi që ajo e ka çelësin kryesorë në dorë, që të filloj edhe mësimi, jemi duke hyrë në muajin e dytë të grevës”.

“Ftojmë ministren dhe qeverinë të reflektojnë dhe t’i plotësojnë kërkesat e mësimdhënësve dhe mësimi të filloj qysh ditën e hëne”, tha Dili.

Të ngjashme