Të rinjtë e AAK-së me aksion simbolik ia kujtojnë Kurtit përafrimin me Bërnabiqin

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq në Samitin e Londrës, ka frymëzuar të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

 Ata përmes një aksioni simbolik paraqiten Kurtin dhe Bërnabiqin duke i shtrënguar duart, teksa kjo e fundit mbante në duar një plazma keks me duar të gjakosura.

Musa Lekaj anëtar i të rinjve të AAK-së tha se përmes këtij aksioni simbolik duan t’i përkujtojnë kryeministrit Kurti përafrimin me kryeministren serbe.

“Sot kemi realizuar aksion simbolik dhe politik, i cili ka të bëjë me përafrimin e kryeministrit Kurti dhe Bërnabiq”, tha ai.

Po ashtu të rinjtë e AAK-së edhe njëherë u shprehen kundër heqjes së taksës 100%, të vendosur nga ish-kryeministri Haradinaj ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Të ngjashme