Të rinjtë e PDK-së, porosi për BE-në: Koha e fundit për liberalizim të vizave

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 12:04 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar një aksion simbolik, kushtuar Ditës së Evropës.

Donjet Bislimi, kryetar i Rinisë së PDK-së ka thënë se përmes kësaj simbolike e cila u realizua pesë minuta para se të shënonte ora 12, do të përçojë mesazhin që BE ka kohën e fundit që ta pranojë Kosovën në gjirin e saj, raporton Ekonomia Online.

“Përmes këtij aktiviteti dëshirojmë të përçojmë mesazhin drejtuar vendeve të Evropës. Jemi pak minuta para orës 12 që në mënyrë simbolike ta përçojmë idenë që është koha e fundit të be që ne si Kosovë të na pranojnë në gjirin e familjes evropiane aty ku e kemi vendin”.

“Rinia kosovare ka potencial dhe shumë talente dhe si të tillë e meritojnë lëvizjen e lirë si të bashkëmoshatarëve nëpër Evropë që nëpërmes shkëmbimit të përvojave të kontribuojmë për një botë më të mirë”.

“Sa më parë be ti marrë parasysh kërkesat tona dhe të drejtën tonë legjitime si rini për lëvizje të lirë. Ne gjithmonë kemi qenë pjesë e simboleve dhe familjes evropiane dhe në vazhdimësi kemi dhënë kontributin tonë në mirëqënei dhe paqe e gjithë proceset që ka kaluar Evropa”, tha ai.

Të ngjashme