“Të rinjtë po e braktisin rajonin shkaku i mossigurisë, s’duhet të flitet vetëm për lëvizje kufijsh”

Prizren | 10 Qer 2019 | 10:18 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i fondacionit Friedrich Ebert Stiftung në Kosovë, Frank Hantke, tha se bisedimet e zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë dialog asnjëherë, raporton Ekonomia Online.

Sipas Hantke e gjithë kjo ka ndodhur pasi para se të fillohet dialogu nuk është dhënë parakushti për respekt të ndërsjellë, duke shtuar se Kosova nuk ka qenë asnjëherë në nivelin e njëjtë me Serbinë.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë asnjëherë dialog për mua. Si mund të flasim për një dialog nëse disa parakushte nuk janë dhënë si: Respekti i ndërsjellët Kosova nuk e ka nivelin e njëjtë si Serbia në dialog ky është fakt dhe nuk është fakt i mirë”.

Hantke në edicioni e 6-të për diplomatët e rinj me temën “Sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, shtoi se në këtë proces nuk ka qenë dëshira e dyanshme për të zgjidhur problemet ndërmjet të dy shteteve.

Ai shtoi se ka pas njerëz që kanë tentuar që situata mos të ndryshohet dhe të jetë si ka qenë.

“Nëse organizohet nja dialog duhet të jetë dëshira e dyanshme që të zgjidhni diçka dhe unë po mendoj që shumica e njerëzve janë të interesuar ta mbajnë situatën ashtu siç është dhe mos të ndryshohet asgjë. Njerëzit po largohen nga vendet e rajonit pasi që vlerat që nuk po i gjejnë këtu po i gjejnë në Bashkimit Evropian”, tha Hantke.

Hantke shtoi se shumica e njerëzve po largohen nga rajoni si pasojë e mungesës së sigurisë. Sipas Hantke nuk duhet vetëm të flitet për kufij, raporton EO.

“Ne nuk mund të bëjmë një akademi diplomatike vetëm me kosovarët pasi që kjo është e pakuptimtë andaj duhet të angazhohemi më shumë. Jam pak skeptik lidhur me diskutimet e fundit pasi që çështja e sigurimit po merret si një çështje e vizioneve ushtarake. Siguria duhet të ndjehet nga njerëzit dhe jo nga politikanët të cilët rijnë jashtë”.

“Shumica po largohen nga rajoni si pasojë e mossigurime. Këta janë njerëz që janë udhëzues që na tregojnë se a kemi siguri në rajon apo jo dhe këtë duhet ta diskutojnë politikanët më shumë, jo vetëm të flitet për kufij. Sipas këndvështrimit tim nuk kemi siguri”, tha Hantke.

Të ngjashme