Të shpejtohet zgjerimi, por të mos ketë lëshime për vendet e Ballkanit

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 08:03 | Nga

Thirrja e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, që t’u jepet një perspektivë më e qartë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka hasur në mbështetje edhe të vendeve anëtare dhe shumë prej tyre tashmë i kanë dërguar letrat me idetë se si do të duhej të realizohej rritja e dinamikës së procesit të zgjerimit, shkruan sot Koha Ditore.

Në një letër të përbashkët nga 12 shtete të BE-së lidhur me zgjerimin ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe një kontribut i përbashkët nga Suedia dhe Finlanda, të cilat i ka siguruar “Koha Ditore”, shihet qartë se kërkohet që të ndihmohen vendet e rajonit në përshpejtimin e rrugës së tyre drejt BE-së, por, po ashtu, që të mos bëhen lëshime nga BE-ja sa u përket kushteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme