Tema e kufijve, mbizotëruese në fushatë

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Ruajtja e kufijve të Kosovës është bërë premtim i çdoditshëm i subjekteve politike në fushatën zgjedhore.

Prejse ka nisur fushata (25 shtator) e deri tash kandidatët për kryeministër nuk kanë lënë thuajse asnjë tubim pa inkuadruar në fjalimet e tyre edhe çështjen e kufijve, shkruan sot gazeta Zëri.

Është bërë më shumë se një vit prejse në skenën politike kosovare është duke dominuar tema e kufijve, gjegjësisht ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Pak pasi kishte nisur faza finale e dialogut vitin e kaluar patën nisur edhe paralajmërimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për korrigjim të kufirit Kosovë-Serbi. Rrjedhimisht, të gjitha partitë patën dalë me deklarata të atilla, ku zotoheshin se nuk do të lejonin ndryshim të kufijve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme