Tensione mes grupeve në LDK, ndërhyn Isa Mustafa nga Gjermania

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 15:14 | Nga

Veprimet e fundit të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bojkotuar seancat parlamentare në solidarizim me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë përplasur klanet më të forta brenda LDK-së, të cilat kanë akuzuar deputetët e LDK-së se janë pa vizion dhe po menaxhohen nga VV-ja.

Këto zhvillime e kanë shtyrë të reagojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, i cili nga spitali në Gjermani ka ndërhyrë nëpërmjet bisedave telefonike duke i qortuar udhëheqësit e klaneve brenda partisë së tij që shpesh po bien nën menaxhim të VV-së.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur për lajmi.net se Mustafa nëpërmjet telefonit ua ka kujtuar zyrtarëve të lartë partiakë se gjatë kohës së qeverisjes së LDK-së, pikërisht deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi, dhe aktivistë të dhunshëm të Vetëvendosjes, e kanë sulmuar eskortën e tij dhe shtëpinë e tij disa herë.

“Kjo e premte dëshmoi qartë përçarjen dhe klanet e forta brenda partisë sonë, kur u zbulua nga kryetari Mustafa manipulimi që po u bëhet deputetëve tanë nga VV-ja, por me dijeninë e nënkryetarëve të LDK-së që synojnë ardhjen në krye të partisë. Në fakt, aktualisht kemi katër klane të forta që po shtyhen për marrjen e lidershipit. Në njërën anë është nënkryetari Agim Veliu, në anën tjetër Lutfi Haziri, por po ashtu është klani i Dukagjinit që udhëhiqet nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, si dhe klani që ne e quajmë Riinvest e që përbëhet nga Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj dhe disa deputetë. Ambiciet e tyre janë shfaqur në masë të madhe sidomos pas shkuarjes së kryetarit Mustafa për shërim në Gjermani”, ka thënë një zyrtar i lartë i LDK-së me kushte anonimiteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme