Tensione në Kuvend: Deputetja Geci përmend emrat e të vrarëve, kryesuesja Nagavci ia ndal fjalën

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Në seancën e sotme ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është tensionuar situata ndërmjet deputetes Marigona Geci dhe kryesueses Arbërie Nagavci.

Deputetja e LDK-së, të cilën opinioni e njeh më shumë si vajza e Gani Gecit, filloi të përmendë emra të të vrarëve në seancë.

Me këtë rast Nagavci e Vetëvendosjes ia ndali fjalën. Kjo bëri që Geci t’i shkojë te foltorja e saj.

Për t’i qetësuar ndërhyri shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

Kujtojmë që deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci e ka tërhequr nënshkrimin për mbajtjen e kësaj seance, posa e kuptoi se është bërë me iniciativë të PDK-së.

Sot në foltore ajo doli për tu sqaruar pikërisht për këtë rast.

Të ngjashme