Tensionet në veri, Escobar viziton Brukselin për të diskutuar për situatën

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Sot, për ditën e tetë me radhë po vazhdojnë bllokadat në pikat kufitare 1 dhe 31 të Kosovës me Serbinë, derisa serbët e manipuluar nga Serbia po vazhdojnë të protestojnë kundër vendimit aplikimin e reciprociteitit për trajtimin e targave.

Përveç protestuesve, në këto pika kufitare në Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të qëndrojnë edhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

Siç është raportuar ditët e fundit pavarësisht thirrjeve nga Bashkësia Ndërkombëtare një zgjidhje e kësaj bllokade nuk po shihet afër, derisa tensionet në atë pjesë të Kosovës vazhdojnë.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të arrijë në Brukel këtë javë për të diskutuar për situatën aktuale në veri.

Siç raportohet, Departamenti Amerikan i Shtetit ka mbështetur ofertën e BE’së që çështjet të adresohen në dialog në javën e ardhshme dhe u bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen përsëri hapur dhe seriozisht dhe sa më shpejtë.

Departamenti i Shtetit citohet të ketë thënë se: “Washingtoni po bën përpjekje të përbashkëta me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë, si dhe me partnerët e BE’së dhe NATO’s në mënyrë që situata e re të kapërcehet”. 




Fjalë Kryesore:

Të ngjashme