Tensionohet situata, afro 2 500 punëtorë të KEK-ut në protestë, duan kthimin e Njazi Thaçit

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Rreth 2 500 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës janë mbledhur për të protestuar për mos respektim të vendimit të Inspektoratit për kthimin në punë të Nijazi Thaçit.

Punëtorët kanë tentuar ta thyejnë derën e hyrjes për tu futur në oborrin e Termocentralit “Kosova B” për të protestuar ashtu siç kanë paralajmëruar dy ditë më herët.

IndeksOnline mëson se në të gjitha njësitë janë duke protestuar rreth 2 500 punëtorë të KEK-ut të cilët ditë më parë e kanë nënshkruar peticionin ku i kërkohet bordit të ri të KEK-ut të respektohet vendimi i inspektoratit të punës për ta kthyer në vendin e tij, Njazi Thaçin

Punëtorët e Sigurimit kanë marrë urdhër që protesta të pengohet. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe forca të shtuara të policisë së Kosovës për të menaxhuar protestën.

Të ngjashme