Tentim-sulmi ndaj Buzhalës, rastin e dënon edhe Isa Mustafa

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka dënuar tentim sulmin ndaj drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala.

Mustafa, nëpërmjet  Facebbok’ut ka deklaruar se është veprim i ulët tendenca për ta shkelur fjalën e lirë dhe mendinin ndryshe.

“Më shqetësoi lajmi për tentim sulmi të mbrëmshëm ndaj z. Berat Buzhala. Është veprim i ulët dhe meriton dënim nga çdokush që e vlerëson fjalën e lirë, mendimin ndryshe dhe kultivimin e vlerave demokratike në këtë vend”, ka thënë ai.

Tutje, Mutafa e ka quajtur akti frikacak një sjellje të tillë.

“Frikacakët po e dëshmojnë e po e konfirmojnë se për ta pengesë kryesore janë gazetarët, profesorët, krijuesit, intelektualët. Janë të gjithë ata që mendojnë me kokën e tyre. Tentimi për homeinizimin e Kosovës është fatkeqësia më e madhe që mund ti ndodhë këtij vendi midis Evropës.
Prandaj sot jam me Beratin. IM”, ka shtuar tutje kreu i LDK’së.

E Buzhala përmes një shkrimi ka njoftuar se pranë një barnatore në Prishtinë, dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dashur ta sulmojnë.

“Ne presence te kater pese vetave, te barnatorja Rexal në Prishtine, dy vagabonda te Vetevendosjes deshten me me sulmu.”, shkruan Buzhala.

Tashmë Prokuroria e Shtetit po merret me këtë rast

18 perona si te dyshuar jne ndale

13-mire jae te gjithë

85- stabil*indefikum

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme