Tërhiqet Agim Veliu

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Që nga paslufta, kryetari i Komunës së Podujevës, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike, Agim Veliu, ka mbajtur postin e të parit të degës së kësaj partie në Podujevë.

Kështu duket që të jetë edhe më tutje, pasi që burime të Gazeta Blic, bëjnë të ditur se Veliu do rikandidojë për të rimarrë postin e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë.

Veliu pritet të jetë kandidati i vetëm për postin e të parit të kësaj dege, teksa me rikandidimin e tij, ai hjek dorë nga synimi për t’u bërë kryetar i LDK-së.

Gazeta Blic, ka kontaktuar me Veliun, i cili nuk ka dashur të flas se a do të kandidojë për kryetar të degës.

Ai ka thënë se procesi zgjedhor brenda LDK-së në Podujevë, do fillojë shumë shpejt, duke shtuar se kaq mund të flas tani për tani.

“Procesi zgjedhor brenda LDK-së do të fillojë shumë shpejt. Kaq mund të them tani për tani”, ka thënë shkurt Veliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme