Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për kryetar të Mitrovicës së veriut

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 10:28 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, raporton Ekonomia Online.

Lëvizja Vetëvendosje ma kandidat Erden Atiq do të ketë numrin 121; Kandidat i pavarur Dustan Miloneviq numrin 122; Lista Serbe me kandidat Milan Radojeviq do të ketë numrin 123 dhe Partia Demokratike e Kosovës me kandidatë Florent Azemi numrin 124.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se përgatitje për zgjedhjet në këtë komunë si dhe Podujevë janë duke shkuar sipas planit.

“Do të tërheq fillimisht emrin e një kandidati nga partia dhe pastaj do të zgjedhim numrin”.

“Deri me tani KQZ po vazhdon me përgatitjet për zgjedhjet e këtyre dy komunave dhe deri më tani jemi në rrugë të mirë”.

“Po i kthejmë në procedura rekomandimet e IKShP-së që tu mundësohet të gjithëve votimi”.

Të ngjashme