Tërmkolli: Albini po mundohet ta marrë LDK-në përmes Vjosës, ajo po e mbron konceptin e tij

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 23:58 | Nga Ekonomia Online

Melihate Termkolli nga LDK ka thënë se ka thënë se Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk përbën gjeneratën e re brenda kësaj partie.

“Vjosa thuhet që e ka bërë fituese LDK-në, LDK nuk fitoi. Nga 2007 kur kemi pasë rënie në 22 përqind, LDK e ka rënien më të madhe pikërisht tani. Kemi bërë punë gjithë LDK, strukturat dhe anëtarësia, një person që është kandiduat për Kryeministër tash thotë “ia kam dhënë besën elektoratit se do të bëjë koalicion me Albinin””, ka thënë Tërmkolli, njofton Klan Kosova.

“Kjo është përpjekja që Albini ta marrë LDK-në përmes Vjosës. Sikur më 1998 kur ishte provuar përmes Hydajet Hysenit. LDK para se të fillojë fushata zgjedhore në të gjitha sondazhet ishte e 7% para të gjithëve, para VV-së. Vjosa nuk është gjeneratë e re e LDK-së – janë amputime”.

Tërmkolli në Klan Kosova ka thënë se Osmani ka dalë jashtë konceptit të LDK-së.

“Nuk mundet brenda LDK-së… tradita jonë nga Presidenti Rugova është një traditë e ndjekjes së interesit nacional. Osmani ka dalë jashtë konceptit të LDK-së. Po i bënë shërbim një partie tjetër – Albin Kurtit dhe partisë që merr guxim të mos ia ngris telefoni Shtëpisë së Bardhë”.

“Vjosa po e mbron konceptin e Albinit. LDK duhet të mbajë linjën e saj që të evitojë rreziqet që mund t’i vinë Kosovës nga anë të ndryshme”.

Të ngjashme