Tërmkolli i reagon ashpër Miftarit pasi e fyejti: Të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i ka reaguar regjisorit kosovar, Agon Myfari, pas një statusi që ky i fundit sot ka publikuar në profilin e tij, e në të cilin ka fyer zyrtaren e LDK’së.

Tërmkolli në reagimin e saj të titulluar si “Letër “dashurie” për Agon Myftarin”, i ka bërë thirrje publike këtij të fundit që të përlahen

“Ty, regjisor, “intelektual”, të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë”, ka shkruar Tërmkolli.

Derisa i ka thënë Myftarit se nëse nuk i beson vetes, atëherë të marrë edhe Tomë Gashin me vete.

Në fund, Tërmkolli ka paralajmëruar edhe përballje në Gjykatë.

“Pastaj, “përlahemi” edhe në gjykatë! Mbase shteti edhe funksionon!”, ka përfunduar Tërmkolli në reagimin e saj.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Letër “dashurie” për Agon Myftarin!

Këta meshkujt shqiptarë të Kosovës, me gjasë duke pasë deficit burrash në politikë kanë fillu me i pa gratë e forta të politikës herë si burra, herë si të trasha e herë si të holla! Ty, regjisor, “intelektual”, të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë. Nëse don e nuk i beson vetes taman, merre edhe Tomën me vete e mandej shohim për Bërnabiqin. Nuk besoj që heqë dorë Albini nga pozita e Kryeministrit, po ku i dihet!

Pastaj, “përlahemi” edhe në gjykatë! Mbase shteti edhe funksionon!

Melihate Tërmkolli

Të ngjashme