Tërmkolli: Pengesa e vetme e Albin Kurtit, është Albin Kurti

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes.

Tërmkolli thotë se tashmë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, kanë marrë pushtetin që e kanë kërkuar që një kohë të gjatë dhe siç thotë ajo, nuk do të mund të ankohen më.

Ajo shton se tashmë e vetmja pengesë për ta penguar në qeverisje të mirë Albin Kurtin, është vetë Albin Kurti.

“E vetmja pengesë e Albin Kurtit mund të jetë Albin Kurti. Tani nuk ka ankesa, po më pengojnë këta ose ata. Le të punojnë dhe t’i realizojnë premtimet që i kanë dhënë”, ka thënë Tërmkolli në Kanal 10.

Ndërsa, e pyetur për garimin e Vjosa Osmanit në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Tërmkolli ka thënë se kjo gjë është ditur që një kohë të gjatë.

“Moti e kemi ditur të gjithë që ajo është shumë e afërm me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk ka qenë fare befasi për mua garimi i saj në listën e tyre”, ka thënë ndër të tjera Tërmkolli.

Të ngjashme