Tërmkolli për gjendjen në veri: Kryeministër, vepro ose ec

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguan pas djegies së disa institucioneve në veri.

Ajo tha se kreu i Qeverisë, Albin Kurti, tash kur është në pushtet djegien e institucioneve ua ka “lënë” serbëve në veri, apo më saktë Listës serbe dhe ministrave nga kjo listë të cilët “djegin e pjekin” në prani dhe në sy të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas saj, ky Kryeministër nuk ka ide as çfarë po bën, as çfarë të bëj. Ajo e porositur Kurtin unë ose të veprojë ose të ec.

Postimi i plotë:

Kur tani është në pushtet, djegien e institucioneve të Kosovës, ua ka “lënë” serbëve në veri, apo më saktë Listës serbe dhe ministrave nga kjo listë të cilët “djegin e pjekin” në prani dhe në sy të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Turp i madh dhe dështim i madh, madje edhe rrezik i madh. Ky Kryeministër nuk ka ide as çfarë po bën, as ç’farë të bëj. Kështu si po vepron e më tepër si nuk po vepron, po e poshtëron dhe po e rrezikon shtetin.

Dje ministri i Albinit, ai i miri, Rakiç, i deklaroi veriun dhe serbët atje si “më vete”, pra të pavarur. Albini, asnjë fjalë!

Kryeministër, vepro ose ec!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme