Tërmkolli thotë se Albin Kurti qenka zgjuar në krah të majtë

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Melihate Tërmolli e Lidhjes Demokratike të Kosovës si duket nuk e ka pëlqyer video mesazhin që sot e ka publikuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Tërmkolli pas publikimit të mesazhit, ka shkruar se Kurti sot është zgjuar në krah të majtë.

Ajo thotë se kjo është qasja që ka Kurti ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më tutje, ajo shton se kjo nënkupton që do të ketë një koalicion mes LV-së dhe partive të koalicionit PAN.

“Qenka zgju Kurti në krah të majtë! “Merre ose lëre” do të thotë “lëre”. Pajtohem, por kjo është qasja e tij ndaj LDK-së. No pasaran Albin! Të bëftë mirë VPAN-i!”, shkroi e njëjta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme