Teuta Haxhiu ja përmend Fatmire Kollçakut analistin serb – Kollçaku thotë se po i keqinterpretohen deklaratat

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 18:15 | Nga Hasan Hoti

Po vazhdojnë përplasjet mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Kuvend, ku po diskutohet për tarifën 100 %, shkruan Ekonomia Online.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, i ofendoi për deputetët e opozitës.

Ajo i kërkoi Kollçakut, që të mos fyej  dhe  pastaj të mos u kërkonte të tjerëve ta mbronin.

“Të lutëm të kesh kujdes, mos fyej ngase atëherë mos kërko ndihmë të tjerëve për me të mbrojtë”, është shprehur deputetja Haxhiu.  Deputetja e AAK-së, i ka kërkuar Fatmire Kollaçkut të mos marr për bazë më analistë serb.

Por Kollçaku i kërkoi asaj që t’i linte kërcënimet.

Por Kollçaku reagoi duke thënë se ndjen keqardhje për Haxhiun. Tha se po k keqinterpretohet deklaratat e san.

“Për ty ndjej keqardhje. Qëllimisht më keqinterpretuat. Mua më vjen keq sesi po më keqinterpretohen deklaratat e mia. Unë kam 55 vjet që jetoj këtu. Kërcënimet lejua atyre që ju shkon për dore. Kush është Fatmire Kollçaku e din krejt Kosova.”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se ditë më parë deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, pati postuar në profilin e saj një citat të një analisti serb, që ka thënë se ‘Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së’, postim ky i cili nxiti shumë reagime.

Të ngjashme