Thaçi: Aksioni i Policisë në veri, siguroi bashkimin territorial të Kosovës

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Kosovës.

“Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës. Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës. HTH

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 25. Juli 2020

Të ngjashme