Thaçi: Arrestimi i aktivistëve të PSD-së, i papranueshëm

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi tha se arrestimi i aktivistëve të PSD-së, është i papranueshëm pasi nuk kanë paraqitur asnjë lloj rreziku.

Aktvististët e PSD-së kanë mbajtur një aksion para objektit të Qeverisë për ta kundërshtuar vendimin për ndarjen e 11 milionë eurove për mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike në veri të vendit.

Postimi i plotë:

Arrestimi i protestuesve kur ata nuk paraqesin kurrfarë rreziku për askënd, është tërësisht i papranueshëm.

As dëmet minimale të pronës publike që shkaktohen nga protestat simbolike nuk janë arsye e qëndrueshme për arrestimin e protestuesve, aq më pak për arrestim të dhunshëm.

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës duhet t’i japin fund praktikave të tilla të arrestimit të protestuesve në të gjitha rastet kur nuk cenohet siguria.

Leni protestuesit rehat në të drejtën e tyre të shenjtë për protestë!

Të ngjashme