Thaçi: Asociacioni, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 12:17 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi theksoi se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe me marrëveshjen e arritur në Bruksel.

“Sa i përket asociacionit theksoj marrëveshja e vitit 2013 është e qartë marrëveshja për themelimin e  asociacionit gjithashtu është e qartë ajo e vitit 2015.. marrëveshje të cilën unë e mbështesë”.

“Ky asociacion do të themelohet sipas marrëveshjes së nënshkruar Vuqiq-Mustafa ndërsa do të kalon në procedurë të respektimit të lirë të opinionit të Gjykatës kushtetuese të gjitha parametrave obligimeve që kemi marr edhe në Bruksel do të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës dhe do të jetë me përgjithësi të specifikuara dhe të qartësuara nga Kushtetuta”, tha Thaçi.

Në një konferencë për media, Thaçi ka folur edhe për dekretimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetutese, të cilët, sipas tij, do të dekretohen brenda javës.

“Tani më janë përmbyllur të gjitha procedurat për dekretimin e gjyqtarëve të zgjedhur nga Kuvendi dhe zyrtarizimi i tyre mund të ndodh sot mund të ndodh nesër por mund të ndodh brenda kësaj jave”.

“Zakonisht presidentë nuk kanë kthyer vendimet e Kuvendit të Kosovë, por unë ende nuk i kam të gjithë emrat për t’i nënshkruar”.

“Nuk kam paragjykime ndaj atij apo këtij, secili ka bindjen e vend, qoftë të atij komuniteti apo këtij komuniteti apo ndaj ndonjë partie”, deklaroi Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme