Thaçi: Ata që gjuajtën molotov dhe mentaliteti tribal na lanë prapa, marrëveshja do kryhej para dy viteve

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pranoi se në draft-marrëveshjen që ai ka pasur me vete në qershor, para se të tërhiqej për të shkuar në Gjykatën Speciale, ka qenë e shkuar edhe e ashtuquajtura pika 10.

“Kemi kërkuar që gjërat të lëvizin me dinamikën e SHBA dhe kjo ndodhi. Kemi pas skepticizëm se nuk po merren vendimet e duhura. Ajo që është me rëndësi është se ndodhi nën udhëheqjen e Trump dhe në Uashington.” tha Hashim Thaçi.

 “Mbi 90%. Ishte pika 10 për njohjen e Kosovës. Zotimi jonë ka qenë të realizojmë aspiratën për njohje reciproke. Konsolidimi  i brendshëm. Njohja prej Izraelit. Është një akt dhe një proces i gjatë. Kemi pas një komunikim me Izraelin. Jam takuar me Netanjahun. Sepse Serbia nuk e ka pranuar. Kjo ndodhet për tu bërë. Këtu ka fituar Amerika dhe aty ku fiton Amerika fiton edhe populli shqiptar.

“Drejtësia të mos ndërhyjë në politikë. Dhe politika jo në drejtësi. Kemi një historik të lirisë të Kosovës që lidhet me SHBA dhe rrugën e kanë pre por jo projektin. Është çështje e diskutueshme. Mbetet për të punuar. Kjo marrëveshjes mund të mbyllej para dy vitesh,. Kjo është shtyrë për kaq kohë. E dini se çfarë akuzash kanë ndodhur. Këta njerëz. Për lajmet e rrejshme duhet të kërkojnë falje. Ata që gjuajtën molotov dhe mentaliteti tribal na lanë prapa, marrëveshja do kryhej para dy viteve”, shtoi ai në Top Channel.

Të ngjashme