Thaçi: Bashkimi i aleatëve, e bën të domosdoshëm përfundimin e dialogut me Serbinë

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se fjalimi i Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në Konferencën e Sigurisë në Munih, ishte frymëzues jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për mbarë Europën dhe botën.

Thaçi ka thënë se paralajmërimi i Pompeos për një koordinim më të madh ndërmjet SHBA-së dhe Europës do të forcojë unitetin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, i cili në tri vjetët e fundit kishte munguar.

“Ky unitet do të reflektojë edhe në bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës, duke krijuar një bazë të fuqishme për tejkalimin e sfidave historike që janë para nesh”.

“Bashkimi i aleatëve strategjikë perëndimorë të Kosovës, e bën të domosdoshëm përfundimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke projektuar të ardhmen e shtetit tonë, bazuar në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”.

Fjalimi i Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ishte frymëzues jo vetëm për rajonin…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 15. Februar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme