Thaçi: BE të vendosë për vizat, pastaj të mendojë nëse ka aftësi për Dialogun

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 16:37 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Bashkimi Evropian së pari duhet ta marrë vendimin për liberalizimin e vizave , pastaj të shikojë a ka aftësi për organizmin e dialogut.

“BE të marr vendim për vizat e pastaj të mendoj a kanë aftësi për organizimin për dialog Kosovë-Serbi. Nëse ata e mbajnë Kosovën të izoluar atëherë mendojmë për hapin tjetër pasi nuk lejojmë të na humbin kohë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka përmendur edhe dialogun e udhëhequr nga ShBA-ja. Thaçi theksoi se BE duhet të marrë vendimin për vizat e pastaj të mendoj nëse ka kapacitet për dialogun.

Me tej, Thaçi tha se nuk do të lejojë që Bashkimi Evropian t’i humb më shumë kohë Kosovës.

“Jam në këtë proces më shumë se dy dekada. Sa herë kemi qenë të bashkuar kemi fituar. Edhe në proceset kur dialogu ka qenë i udhëhequr nga BE të gjithë kemi kërkuar së paku Uashington të jetë në tavolinë.”, shtoi ai.

Të ngjashme