Thaçi bën homazhe në Prekaz: Kujtojmë me respekt sakrificën sublime të Familjes Jashari

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek varrezat e Kompleksit memorial ”Adem Jashari” në Prekaz.

Thaçi ka thënë se në këtë ditë, shteti i Kosovës dhe i gjithë kombi shqiptar e kujton sakrificën sublime të Familjes Jashari.

”Sot shteti i Kosoëvs dhe i gjithë kombi shqiptar kujton me respekt sakrificën sublime të familjes Jashari, ditën e Flamurit Kombëtar gjithashtu paraqitjen publike të UÇK-së”.

”Lufta në Prekaz, lufta e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes së tij, gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së dhe të gjitha atyre familje të dëshmorëve është bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës i identitetit dhe krenarisë së shtetit të Kosovës”.

Ai është shprehur se Prekazi është burim frymëzimi për të gjithë, njofton Klan Kosova.

”Prekazi është burim frymëzimi për të gjithë, edhe respekt për të kaluarën por edhe realizimin e objektivave për të ardhmen që Kosova si shtet të jetë sa më parë të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Europian, që të jetë një shtet i progresit, i mirëqenies ku cdo qytetar do të ndihet krenar për të jetuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme