Demarkacioni përmbyllet më 1 shtator, më pas ecim me viza

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 13:01 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të përmbyllet më 1 shtator. Pas ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës, Thaçi tha se “do të lëvizim me hapa të sigurt me liberalizim të vizave”.

Këto komente, presidenti Thaçi i bëri pas takimit lamtumirës me shefin e deritashëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

“Unë jam i bindur që Kosova do të lëvizë me hapa të sigurt në të ardhmen e afërt sa i përket momentit për liberalizim të vizave. Dua të shpresoj fuqishëm se do të përmbyllet edhe kriteri shtesë që është çështja e demarkacionit për liberalizimin e vizave, që do të ndodhë votimi në Kuvendin e Kosovës nga deputetët me një shtator  për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi”, tha Thaçi, për gazetarët.

Ai theksoi se roli i BE-së në Kosovë është i pazëvendësueshëm.

Ndërsa, Zhbogar, i në fund të muajit e lë Kosovën, tha se normalizimi dhe ndryshimi po ndodhë në Kosovë.

“Çfarë është me rëndësi është se ndryshimet po shkojnë në kahe pozitive, në rrugë të drejtë”, tha Zhbogar.

thaci - zhbogar22

Të ngjashme