Thaçi: Çështja e të pagjeturve është turpi i Bashkësisë Ndërkombëtare, t’i bëjnë presion Serbisë në çdo formë

Prishtinë | 30 Gus 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe zbardhjen e të gjitha krimeve që i kanë kryer në Kosovë.

Thaçi ka thënë se çështja e të pagjeturve është turpi i Bashkësisë Ndërkombëtare dhe sipas tij është për keqardhje që Serbia e ka politizuar zbardhjen e fatit të tyre.

Këtë thirrje kreu i shtetit e ka bërë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve kujtojmë 1647 qytetarët tanë të pagjetur. Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre”, ka shkruar Thaçi.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë”, ka shtuar presidenti.

“Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre. Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje. HTH”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme