Thaçi: Chirac do ta ketë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin e popullit të Kosovës

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbetur i pikëlluar pas vdekjes së ish-presidentit francez, Jacques Chirac.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se ai ishte njëra prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac. Ai ishte njëra prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira. Jacques Chirac do ta ketë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin e popullit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Të ngjashme