Thaçi deklarohet për zgjedhjet në Mal të Zi ka një thirrje për shqiptarët atje

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje për të mbështetur Listën Shqiptare.

“Këtë të diel, shqiptarët në Mal të Zi gjenden përballë mundësisë së zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në institucionet shtetërore të shtetit mik të Kosovës. Komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka qenë gjithmonë faktor stabiliteti dhe ka luajtur rol konstruktiv e kontributdhënës në rrugën e integrimit euroatlantik të tij”, ka shkruar i pari i shtetit në profiling e tij në Facebook.

“Prandaj, duke njohur punën e tyre të vyer në të mirë të interesave kombëtare, edhe sot u bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje për ta mbështetur Listën Shqiptare, në mënyrë që ta avancojnë përfaqësimin e tyre politik dhe ta sigurojnë ecjen përpara të Malit të Zi drejt së ardhmes euroatlantike, si pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.

Thaci ka deklaruar se Lista Shqiptare është zgjedhja e duhur për ta vazhduar punën në të mirë të shqiptarëve.

“Lista Shqiptare është zgjedhja e duhur për ta vazhduar punën në të mirë të shqiptarëve dhe në drejtim të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Çdo kontribut i dhënë për avancimin e agjendës evropiane të Malit të Zi e çon përpara bashkimin e të gjithë shqiptarëve në familjen e madhe evropiane”, ka shkruar ai.

Këtë të diel, shqiptarët në Mal të Zi gjenden përballë mundësisë së zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në institucionet…

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 27. August 2020

Të ngjashme