Thaçi dekoron Dervish Shaqën, poston këngën e tij për Azem Galicën

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar sot me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, rapsodin e këngëve popullore, Dervish Shaqën.

“Familjes së rapsodit të njohur Dervish Shaqa, ia dorëzova Medaljen Presidenciale të Meritave. Dervish Shaqa ka dhënë kontribut të shquar në kultivimin e këngëve popullore me vlerat të larta patriotike për dekada të tëra”, ka shkruar ai.

Presidenti Thaçi ka postuar edhe këngën e njohur të Shaqes për Azem Galicën.

Të ngjashme