Thaçi dekoron dëshmorin Daut Halilaj me urdhrin “Hero i Kosovës”

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Daut Halilaj, ndërsa me urdhrin “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”, dëshmorët Besim dhe Alban Halilaj.

Presidenti Thaçi, ka thënë se familja Halilaj nga Terdevci i Drenasit ishte bazë e fortë e Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës.

“Me urdhrin ‘Hero i Kosovës’, sot e dekorova dëshmorin Daut Halilaj. Ndërsa, me urdhrin ‘Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari’, dëshmorët Besim dhe Alban Halilaj. Familja Halilaj nga Terdevci i Drenasit ishte bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Me urdhrin “Hero i Kosovës”, sot e dekorova dëshmorin Daut Halilaj. Ndërsa, me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem…

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 6. Februar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme