Thaçi dekoron Grenellin: Marrëveshjen e bëri shpejtë dhe mirë

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, të ngarkuarin  special të ShBA-së, për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell.

Thaçi ka thënë se është i lumtur për këtë. Ai ka thënë se marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën të tjerët nuk arritën ta bëjë, Grenell e bëri shpejtë dhe mirë.

“Jam i lumtur që të dekoroje ambasadorin Grenell  për përkushtimin e tij për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Atë që të tjerët nuk e arritën Grenlle e bërë shpejtë dhe mirë”, tha Thaçi.

Të ngjashme