Thaçi dekoron ish-presidentin Bush me Urdhrin e Pavarësisë

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Washington ka takuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës George W. Bush.

Me këtë rast, Thaçi ka ndarë për ish presidentin amerikan Bush, edhe medaljen e Urdhrit të Pavarësisë. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

”Pata nderin t’i jap Presidentit Xhorxh W. Bush Urdhrin e Pavarësisë. Kosova qëndron si vend i lirë dhe i pavarur për shkak të mbështetjes së palëkundur të SHBA-ve, angazhimit personal të Presidentit Bush dhe familjes së tij. Krenar për ta thirrur atë një mik”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Në Dallas takova mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, presidentin George Bush. Në këtë takim të ngrohtë e miqësor diskutuam për të gjitha zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Respekti për familjen e mrekullueshme Bush do të jetë i përjetshëm për shqiptarët e Kosovës.

Bashkë evokuam shumë kujtime nga e kaluara jo e largët, mirëpo fokusi ynë ishte tek përpjekjet e tashme të shtetit tonë për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe në paqe.

Në kontekst të këtyre përpjekjeve, u pajtuam se është e domosdoshme arritja e marrëveshjes përfundimtare obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të shënonte mbylljen e konfliktit njëshekullor, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE.

Sigurisht se arritja e kësaj marrëveshjeje nuk është aspak e lehtë. Por, presidenti Bush më dha një këshillë të çmuar, të cilën dua ta ndaj me ju.

“Ju si liderë nuk do të mbaheni në mend për vendimet populiste, por për vendimet e vështira dhe të drejta që merrni për vendin dhe popullin tuaj”.

Duke i shprehur mirënjohjen më të lartë në emër të qytetarëve të Kosovës, sot kisha privilegjin që presidentin Bush ta dekoroj me Urdhrin e Pavarësisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Image may contain: 2 people, people smiling, suit

Image may contain: 2 people, people smiling, suit

Image may contain: 2 people, people smiling, suit and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme