Thaçi dekoron me medalje presidenciale kryeministrin bullgar

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 10:23 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, është pritur në takim nga presidenti Hashim Thaçi, me ftesë të të cilit po qëndron për vizitë në Kosovë.

Thaçi, ka dekoruar me medalje presidenciale, kryeministrin Borissov.

Borissov është dekoruar me medalje për kontributin e tij dhënë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Borissov e Thaçi, më parë kishin zhvilluar një bisedë telefonike, ku ndër të tjera kishin folur për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Borissov do të takohet gjithashtu edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Të ngjashme