Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale shqiptaro-amerikanin, Ekrem Bardha dhe vajzën e tij

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 11:12 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë lobistin e çështjes kombëtare, shqiptaro-amerikanin, Ekrem Bardha dhe vajzën e tij, Donika Bardha për kontributin e tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ne do jemi mirënjohës për mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve që bënë të pamundurën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Sot, në përvjetorin e 242 të pavarësisë së SHBA-së, uroj të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe që forcojnë miqësinë e përjetshme me shtetin që është lider i lirisë dhe demokracisë globale”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme