Thaçi dekoron me Medaljen Presidenciale ish-presidenten Jahjaga

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 10:35 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga. Për kontributin e dhënë në shtetndërtim, Jahjaga është dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare në dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Thaçi tha se është kënaqësi që ka dekoruar me medaljen presidenciale ish-presidenten Jahjaga, ngase kontributi i saj udhëheqës që ka pasur për proceset në vend ka qenë i pakontestueshëm, raporton Ekonomia Online.

“Jahjaga luajti rol konstruktiv në forcimin e unitetit politik, avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë”.

Ndërsa ish-presidentja Jahjaga, tha se e çmon vendimin e presidentit Thaçi.

Jahjaga ka vlerësuar punë e përbashkët me Thaçin në procese të rëndësishme për vendin.

Thaçi sot ka dekoruar me medalje presidenciale edhe Sokol Bashotën e deputeten e PDK-së, Flora Brovinën.

Të ngjashme