Thaçi dekoron Metën me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 12:25 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Thaçi ka thënë se ky nderim i bëhet Metës për kontributin e tij të dhënë për Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Duke vlerësuar kontributin tuaj personal për Kosovën, mbështetjen ndaj UÇK-së, përpjekjeve për liri e pavarësi, të gjitha atyre përkushtimeve për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, sot si President i Kosovës dhe si mik, të ndaj “urdhrin e pavarësisë”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër Meta ka thënë se ky nderim për të është një befasi.

“Është kënaqësi që jam në Kosovë me ftesë të presidentit Hashim Thaçi. Në mënyrë të veçantë jam vërtetë i emocionuar që vi në Kosovë si president i Republikës së Shqipërisë, që vështirë e kisha imagjinuar para viteve 19996-1997”.

“Është surprizë e veçantë kjo dekoratë për mua, por dua ta marrë atë si një vlerësim për atë që gjithë qytetarët e Shqipërisë kanë bërë në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Duke e pranuar me shumë përgjegjësi këtë dekoratë dua të angazhohem më tej për forcimin e pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Medalja “Urdhri i Pavarësisë”, u jepte personave që kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme