Thaçi dekoron Sarkozyn me Medaljen e dhjetëvjetorit të pavarësisë

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 13:57 | Nga

Personaliteti i radhës i dekoruar nga Presidenti, Hashim Thaçi, është ish presidenti i Francës, Nicola Sarkozy.

“Çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshojë dhe pasurohet me një shtet të ri – Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

“Sot pata nderin që ish-presidentin Sarkozy, që punoi palodhshëm për njohje ndërkombëtare të pavarësisë sonë, ta dekoroj në emër të shtetit dhe të popullit të Kosovës me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kosova ka të ardhme të sigurt me miq nga i tërë spektri politik francez që përgjatë dekadave ishin mbrojtës dhe promovues të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”.

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme