Thaçi dekreton Hotin për kryeministër

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 16:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Të nderuar qytetarë siç jeni të informuar nga konsultimi që zhvillova me të gjithë përfaqësuesit dhe liderët e partive politike. Të gjitha këto parti vlerësojnë se Kosova duhet të letë qeveri të re, me përjashtim të një partie politike. Pas letrave që i kam dërguar kryetarit të LDK sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes së cilës ai konfirmojnë se i mbështet kriteret mbizotëruese për qeverinë e re, duke përfshirë sigurimin e shumicës parlamentare e cila mu dëshmua edhe faktikisht. në përpyhje me ketë letër informoj se sapo kam dekretuar z. Avdullah Hoti si të nominuar për kryeministër të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se të gjithë udhëheqësit  e partive politike në vend dhe të gjithë ne si qytetarë të Kosovës e kemi obligim kushtetues, moral e politik të kujdesemi për mirëqenien e shtetit tonë, shoqërisë tonë, furnizimin e rendit kushtetues.

“Në demokraci ndodhin edhe dallime. Dallimet politike mes nesh janë veçori për një demokraci të pjekur. Mospajtimet sjellin demokraci të shëndetshme. Këto dallime nuk duhet të shërbejnë që të dëmtojnë, ose veprime që cenojnë stabilitetin e Republikës sonë. Shtetit i Kosovës i cili kohë më parë shënoi 12 vjetorin e  ekzistencës ka një përvojë shumë të mirë në krijimin e fuqizimin e institucioneve demokratike në të gjitha nivelet. Kosova ka përvojë në ndryshime demokratike dhe ndryshim të rregullt të qeverive”, tha ai

Ai është shprehur se liderët institucional të Kosovës vijnë e shkojnë nga pushteti por respekti për shtetin e Kosovës është i përjetshme për të gjithë ne dhe kështu duhet të mbetet përgjithmonë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës sonë, sic edhe e dimë të gjithë ne Kosova po përballet me sprovën e madhe të COVID-19 e cila na bërë të gjithëve bashkë. më lejoni ta shprehë mirënjohjen për mjekët, policët, ushtarët që janë në krye të detyrës”, tha ai.

https://vimeo.com/manage/413592786/general

Të ngjashme