Thaçi dënon sulmet në ndërtesën e Ambasadës Amerikane në Bagdad

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Thaçi përmes një postimi në Twitter ka dënuar sulmet në ndërtesën e ambasadës amerikane në Bagdad nga milicia e përkrahur nga Irani.

Thaçi ka thënë se Kosova rreshtohet krah ShBA-së dhe i bënë thirrje Iranit t’i ndalojë sulmet dhe ta negociojë gjetjen e një zgjidhjeje paqësore.

“Dënojmë fuqishëm sulmet në ndërtesën e ambasadës amerikane në Bagdad nga milicia e përkrahur nga Irani. Ne rreshtohemi krah ShBA-së dhe i bëjmë thirrje Iranit t’i ndalojë sulmet dhe ta negociojë gjetjen e një zgjidhjeje paqësore”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Të ngjashme